Komuna e Shtërpces kundërshton politikat e qeverisë lidhur me qendren e skijimit në Brezovicë

by engel

Nëpërmjet një deklarate Publike, komuna e Shtërpces ka reaguar ndaj vendimeve të qeverisë së Kosovës të cilët ata e quajnë “regjim” ku sipas tyre janë marrë vendime të padrejta, të kundërligjshme, në difavor të qytetarëve të Shtërpces dhe në favor të njerëzve që janë në funksion të politikes qendrore.

Viti i kaluar ishte plotë me sfida, kryesisht politike, por komuna e Shtërpcës, përkundër të gjitha pengesave që erdhen nga “regjimi” në Prishtinë, arriti të realizojë të gjitha projektet e planifikuara infrastrukturore dhe të mbrojë në masë të mirë interesat e qytetarëve të Shtërpcës. Ky ishte përfundimi i mbledhjes së udhëheqësisë së kësaj komune.

Siç thuhet në njoftim, aty theksohet se edhe një herë vendimet e autoriteteve qendrore në Prishtinë për të mos lejuar prerjen sanitare të pyjeve dhe kështu të mos mundësohet as sigurimi i druve për nxemje dënohen ashpër dhe se ky vendim ka kontribuar në ankthin e madh të qytetarëve të Komuna e Shtërpcës.

Është konstatuar se me vendim politik të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, dhe me urdhër të Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, është zëvendësuar Bordi Drejtues i Qendrës së Skijimit në Brezovicë dhe drejtori Petar Simiq, si dhe është vendosur menaxhmenti i ri, bordi i ri drejtues politik dhe ushtrues detyre në poziten e drejtorit, të cilët punojnë dhe veprojnë ekskluzivisht me porosi nga Prishtina dhe kundër interesave të qytetarëve të Komunës së Shtërpcës dhe veçanërisht të punëtorëve që punojnë me dekada në Qendrën e Skijimit.

U konstatua se menaxhmenti i ri në një kohë të shkurtër ka treguar se do të jenë vetëm marioneta dhe se për hir të interesave personale do të lejojnë gjithçka që ishte e pamendueshme në periudhën e mëparshme dhe që është në kundërshtim me interesat e qytetarëve të komunës së Shtërpcës dhe shumicës dërrmuese të punëtorëve të qendrës së skijimit.

Kështu u vendos që resurset e qendrës së skijimit hap pas hapi t’i dorëzohen një biznesmeni nga Prishtina, duke filluar nga restoranti e deri te hapësira reklamuese, të njëjtit biznesmen B.M., i cili me veprimet dhe tentimin e tij për ndërtim pa leje në fshatin e Sevcës, ka treguar qëllimet e tij dhe se ka qenë aty për të punuar dhe vepruar kundër interesave të qytetarëve të komunës së Shtërpcës, thuhet tutje në reagimin e qeverisjes lokale të Shtërpces.

Prania e atij biznesmeni sot në mbledhje, siç shtohet, dëshmon dhe vërteton synimet e procesit të kryer nga një pjesë e madhe e Bordit Drejtues dhe UD. së drejtorit të cilët veprojnë sipas direktivës së regjimit në Prishtinë, me synime shumë të qarta.

“Ekziston edhe pyetja se si ka mundësi që ai që i pari “u hodh” në lumë për të hequr tubat e vendosur ilegalisht në protestën e majit 2022, tani është ai që bashkëpunon ngushtë me atë kundër të cilit protestoi. Pyetje edhe më e rëndësishme që po e bën kryesia e sotshme e komunës së Shtërpcës, çfarë kompetencash ka Ministria për Komunitete dhe Kthim në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe thërret mbledhjet për menaxhimin e qendrës së skijimit, si është e mundur që një këshilltar Ministrit të paligjshëm për Komunitete dhe Kthim i dikton menaxhmentit dhe punëtorëve të qendrës së skijimit se si do të punojnë? “Kush i dha këtij këshilltari pa pagesë ski dhe leje kalimi për t’i shpërndarë dhe për t’i menaxhuar si do dhe kur do? Në cfarë baze dhe cfarë ligji kjo Ministri e Kthimit po funksionon në një pjesë të territorit të komunës së Shtërpcës, ndërsa shtëpitë e të kthyerve po plaçkiten dhe digjen në zonat e të kthyerve”, thuhet në këtë komunikatë.

“Dhe përderisa numri i të kthyerve në Kosovë që kur ministri ilegjitim dhe ilegal Rashiq ka qenë në krye të ministrisë është zero”, theksohet në deklaratë, ajo ministri po e “privatizon” qendrën e skijimit në Brezovicë.

“Prandaj sot qendra e skijimit është në kaos, pa asnjë rregull, me kamerat që monitorojnë mbledhjen e biletave nga teleferiku shpeshherë e fikur dhe me shumë parregullsi të tjera që vetëm “do të dalin në dritë” dhe se i gjithë publiku do ta dijë”, thonë ata.

Komuna e Shtërpcës u bëri thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë dhe të ndalojnë këtë lloj veprimi me sfond politik dhe me qëllim të veprimit që është në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Komunës së Shtërpcës.

Ata përkujtojnë se e gjithë toka në Qendrën e Skijimit Brezovicë është tokë në pronësi të Komunës së Shtërpcës dhe qytetarëve të saj dhe se Komuna e Shtërpcës do të përdorë të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike për të luftuar për mbrojtjen e pronës dhe të drejtave të saj.

“Në fund, ftojmë ata që janë emëruar nga “regjimi” në Prishtinë, si në Bordin e Drejtorëve ashtu edhe si ushtrues detyre apo drejtor të sapozgjedhur, të mendojnë me kujdes se çfarë po bëjnë dhe çfarë lloj vendimesh po marrin dhe në interes të kujt, sepse do të duhet t’u përgjigjen pyetjeve që do të ngrihen si rezultat i këtij aksioni të dëmshëm. Qytetarët dhe Komuna e Shtërpcës do të vazhdojnë të luftojnë kundër çdo gjëje që nuk është në interesin tonë me forca të përbashkëta dhe mjete demokratike”, thuhet në njoftim./KOL

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy