I shkuan në zyre me shtatë kërkesa, çfarë përgjigje u dha Kurti kryetarëve të komunave

by informim

Kryeministri Albin Kurti më në fund ka gjetur kohë t’i takojë kryetarët e komunave. I shoqëruar edhe nga disa ministra, Kurti i ka pritur ata dje në Qeveri. Para Kurtit, kryekomunarët kanë parashtruar shtatë kërkesa. Se cilat ishin këto kërkesa dhe çfarë përgjigje u dha Kurti, për Gazetën Express ka folur Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Nën udhëheqjen e Agim Aliut, kryetarët e komunave e kanë marrë rrugën dje drejt objektit të Qeverisë për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti. Takimin e kishin kërkuar para më shumë se dy javësh, por që u realizua tek dje.

banner

Para Kurtit, ata u paraqitën me shtatë kërkesa. Një prej tyre ishte më urgjente, zhbllokimi i mjeteve vetanake të komunave nga vitet paraprake, që kapin vlerën 37.5 milionë euro.

Drejtori i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi, i ka thënë Gazetës Express se për këtë kërkesë, Kurti u ka kërkuar atyre që të adresojnë një kërkesë te niveli qendror, e cila është adresuar sot.Ibrahimi ka deklaruar se një kërkesë të tillë e kanë bërë edhe para se t’ua kërkonte Kurti, por asnjëherë s’kanë marrë përgjigje.

“Kryetarët kanë argumentuar se këto janë mjete vetanake dhe që duhet të barten në buxhetet e komunave sepse janë paraparë që të zbatohen shumë projekte kapitale, me qindra projekte të tilla dhe neve na është kërkuar nga niveli qendror që ta adresojmë një kërkesë, pastaj niveli qendror të fillojë të ndërmarrë hapa sa i përket kësaj çështje. Ne e kemi deponuar një kërkesë të tillë edhe më herët, por siç duket sikurse herave tjera, ka hasur në veshë të shurdhër”, ka deklaruar Ibrahimi.

Përmes kësaj kërkese është kërkuar që urgjentisht të ndryshohet Ligji mbi Ndarjet Buxhetore, meqë komunat s’po arrijnë që t’i shpenzojnë rreth 37.5 milionë euro si pasojë e mos plotësimit dhe ndryshimit të këtij ligji.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy