Këngëtarja shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale disa fotografi të reja të cilat kanë marrë vëmendjen e menjëhershme të publikut.
Duke qenë një ikonë e modës, Anxhelina u shfaq e veshur me një pallto të mbushur me shkëlqim dhe një kapele me ngjyrë ari, kreacione të dizajnerit të famshëm “Georges Chakra”
Fotografitë kanë tërhequr paralele me paraqitjen e një tjetër këngëtareje të njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila kishte zgjedhur të njëjtën veshje për të qenë pjesë e eventit të ndritshëm “Capital’s Jingle Bell Ball” në Londër.
Rita kishte impresionuar fansat dhe kritikët e modës me performancën e saj si dhe me stilin e saj të veçantë gjatë eventit të fundvitit
Me këto imazhe të reja, Anxhelina jo vetëm që tregon një shije të rafinuar në modë, por gjithashtu e bën të qartë se artistët shqiptarë janë në hap me trendet e fundit ndërkombëtare të modës.
Palltoja e shkëlqyer dhe kapela ari janë prova të stilit të saj të veçantë dhe i shtojnë asaj një prekje glamur që përshtatet plotësisht me imazhin e saj artistik.
Ndarja e fotografitë shërben si një moment krenarie për komunitetin shqiptar, i cili vazhdon të dali në skenën ndërkombëtare përmes talentit në muzikë dhe art, si dhe përmes një ndikimi në rritje në fushën e modës.