Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, është takuar me homologen e saj nga Monako, Isabelle Berro-Amadei.
Gjatë takimit, ato kanë diskutuar për “tema të të ndryshme me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare, forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral, zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkëmbimin e përvojave në diplomacinë publike etj”
Po ashtu, Gërvalla e njoftoi homologen e saj edhe për situatën e sigurisë në Kosovë pas sulmit të Serbisë në Banjskë.
“Tutje Ministrja Gërvalla falënderoi Principatën e Monakos për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit, në fushën e telekomunikimit, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje për Kosovën në fitimin e së drejtës për të organizuar Lojërat Mesdhetare 2030, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA si dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.”
Ministrja Gërvalla e ka falënderuar Ministren Berro-Amadei për mikpritjen e përzemërt dhe e ka ftuar atë që ta vizitojë Kosovën.
Komunikata e plotë:
Ministrja Gërvalla takon homologen nga Monako, konfirmon përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin
Në kuadër të vizitës dy ditore në Principatën e Monakos, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla është pritur nga homologia e saj, Ministrja e Punëve të Jashtme e Principatës së Monakos, znj. Isabelle Berro-Amadei.
Në atmosferë tejet miqësore u diskutuan tema të ndryshme me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare, forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral, zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkëmbimin e përvojave në diplomacinë publike etj.
Gjatë takimit Ministrja Gërvalla njoftoi homologen e saj, Berro-Amadei edhe për situatën e sigurisë në Kosovë pas sulmit të Serbisë në Banjskë dhe rreziqet që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Tutje Ministrja Gërvalla falënderoi Principatën e Monakos për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit, në fushën e telekomunikimit, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje për Kosovën në fitimin e së drejtës për të organizuar Lojërat Mesdhetare 2030, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA si dhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Ministrja Gërvalla falënderoi Ministren Berro-Amadei për mikpritjen e përzemërt dhe e ftoi të vizitojë Republikën e Kosovës