Gjermania “fuqishëm” i kërkon Kosovës të shtyjë heqjen e dinarit

by Nexhat

Qeveria gjermane i kërkoi Kosovës që të shtyjë planet për të zbatuar euron si monedhën e saj të vetme mes shqetësimeve se masa mund të përkeqësojë tensionet etnike duke ndërprerë aksesin e parave të gatshme për serbët etnikë në veri të vendit.

“Ne i bëjmë thirrje fuqishëm Kosovës që të shtyjë datën e hyrjes në fuqi derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme”, u tha gazetarëve në Berlin të premten Christiane Hoffmann, zëvendës zëdhënëse e qeverisë, ka raportuar agjencia e lajmeve “Bloomberg”,

Ndërsa tha se çështja është një vendim sovran i Kosovës, Hoffmann e quajti këtë lëvizje një “hap të rëndësishëm me pasoja të gjera”, që kërkon më shumë kohë dhe përgatitje.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që, përkundër disa përparimeve të fundit, “tash duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm” në dialogun e normalizimit midis dy vendeve të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

“Bëhet fjalë për një të ardhme të përbashkët, paqësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Të dyja vendet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe qeveria federale ka interes që kjo të ndodhë”, tha Hoffmann.

“Nuk ka rrugë tjetër për të përfunduar rrugën e BE-së si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

Shtyrjen e këtij vendimi për heqjen e dinarit serb nga përdorimi e ka kërkuar edhe ShBA-ja.

Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës duhet të konsultohet me komunitetet e prekura nga ky vendim, t’i adresojë shqetësimet e shprehura prej komunitetit ndërkombëtar, dhe të ofrojë kohë për zbatim të vendimit, për të zbutur ndikimin që mund të ketë ai te banorët për të cilët vlen.

“Ne jemi të shqetësuar që rregullorja e miratuar më 27 dhjetor, do të ketë ndikim negativ te komuniteti serb në Kosovë. Sipas ligjeve të Kosovës, si dhe në bazë të zotimeve që ka marrë Kosova me Planin e Ahtisaarit, Serbia ka të drejtë t’iu dërgojë ndihmë financiare pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë”, u tha në këtë përgjigje.

Më 18 janar të këtij viti, BQK-ja doli me një Rregullore të re për valutat që do të mund të përdoren në Kosovë nga 1 shkurti e tutje. Aty u tha se euro do të jetë e vetmja valutë e vlefshme për transaksione monetare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy