107
Janë zbuluar emrat e katër finalistëve të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Transgjinorja e famshme nga Sugareka, Edona James ishte e para nga konkurrentët që iu përmend emri.
I dyti që siguroi një biletë për në finale ishte këngëtari rugovas, Blerando Lajçi.
Banori i tretë që u kualifikua në finalen e madhe të 2 shkurtit ishte Lumbardh Salihu
Ndërsa e fundit që iu përmend emri ishte konkurrentja nga Shqipëria, Shqipe Hysenaj.
Jashtë finales së madhe mbetën dy çiftet Adri dhe Iliriana, dhe Ardi dhe Mirdoni, si dhe konkurrentja e eleminuar më herët gjatë mbrëmjes, Santiana Maloku