Miliona njerëz në Kaliforni janë në rrezik të lartë nga reshjet e dendura

by Nexhat

Derisa lumi atmosferik pushton Los Anxhelosin, më shumë se 14 milionë njerëz janë vënë nën nivelin e rrezikut të lartë nga reshjet e dendura.

Shtëpitë janë evakuuar në Kaliforni, duke përfshirë kodrat e Hollivudit, për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së dheut, dhe një burrë ka humbur jetën pasi një pemë ra mbi të nga erërat e forta, shkruan CNN, .

Në mënyrë tipike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ditët me rrezik të lartë përbëjnë rreth katër për qind të të gjitha ditëve – por ato përbëjnë 80 për qind të të gjitha dëmeve nga përmbytjet. Duke folur statistikisht, shanset që ditët e njëpasnjëshme të jenë në një rrezik të lartë janë rreth një në një mijë.

Të dielën, L.A. përjetoi ditën e saj më të lagësht në gati 20 vjet, duke arritur në total më shumë se një muaj shi në 24 orë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy