Transgjinorja Edona James, ka dhënë intervistën e saj të parë që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë.
Ajo ishte pa diskutim një prej konkurrenteve më të spikatura brenda spektaklit Big Brother VIP Kosova 2, ku shkoi deri në finale
“Po, me letërnjoftim me të gjitha kosovare jam. Unë s’e kam marr nënshtetësinë gjermane, sepse më është kërkuar ta lëshoj nënshtetësinë shqiptare, derisa është bërë e lejueshme për t’i mbajtur dy pasaporta. Pastaj e kam marr pasaportën gjermane”, tha Edona
Më pas, biondja me origjinë nga Suhareka tha se pavarësisht se çfarë etiketimeve mund t’i thonë njerëzit, ajo e ndjen veten shqiptare dhe do të jetë gjithmonë e tillë
“Le të thonë njerëzit sa të duan, por unë e di që jam shqiptare dhe gjithmonë do të jem shqiptare”, theksoi Edona James
Edona përndryshe u rendit e katërta në natën finale, pasuar nga Shqipe Hysenaj në vend të tretë, Blerando në vend të dytë dhe Lumbardh Salihu, i cili u shpall fitues i këtij edicioni.