Edona James publikon fotografi e përqafuar me Hamëz Jasharin e ri

by Nexhat

Edona James, e cila arriti të bëjë përshtypje deri në finale në edicionin e dytë të Big Brother Vip Kosova, vazhdon të jetë nën dritën e vëmendjes nga dashamirësit e saj.

Që nga mbyllja e spektaklit të madh, ajo nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e saj pjesë nga jeta e saj e re jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother.

Edona ka qenë aktive në rrjetet sociale, ku ka postuar një varg imazhesh dhe video që tregojnë se si po e shijon jetën pas përfundimit të spektaklit

Në një ndër postimet e saj të fundit, Edona ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi që e gjen në një ambient klubesh, duke u përqafuar ngrohtësisht me Hamëz Jasharin, të birin e Bekim Jasharit.

Foto: Edona James/InstaStory

Ky moment i ndarë ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka shpërndarë një valë komentesh dhe reagimesh në rrjetet sociale.

Edona ka rezultuar e katërta në finalen e madhe të premten, pasuar nga Shqipe Hysenaj në vend të tretë, Blerando në vendin e dytë dhe Lumbardh Salihu – i cili u shpall fitues i BBVK 2. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy