50
Një delegacion i Hamasit i kryesuar nga nënkryetari, Khalil Al-Hayya është larguar nga Kajro pas bisedimeve për një armëpushim të mundshëm në Gaza, tha një anëtar i lartë i Hamasit për CNN.
Ata u larguan sipas planit sepse diskutimet përfunduan, tha anëtari i Hamasit, i cili nuk zbuloi asnjë detaj mbi bisedimet, .
Kujtojmë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë të mërkurën propozimet e Hamasit për një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh në Gaza si “iluzionare”, në një pengesë ndaj përpjekjeve diplomatike për të ndalur luftën