Gati dy javë pasi publikoi këngën e saj më të re muzikore, një version kërcimi i hitit të Corey Hart të viteve 1980 “Sunglasses At Night”, Heidi Klum po vazhdon të bëjë të gjitha ndalesat për të promovuar bashkëpunimin e prodhuar me ikonën EDM dhe DJ Tiësto.
Të premten, supermodelja gjermane, 50 vjeçe, shkoi në Instagram për të ndarë një fotografi thuajse nudo të saj duke xhiruar videon zyrtare të këngës
Në fotografinë seksi, bukuroshja bionde mund të shihet e shtrirë “topless”, e veshur vetëm me një pallto magjepsëse gëzofi dhe brekë të zeza, shkruan DailyMail.
Ajo pozoi me të dy krahët e ngritur mbi kokë dhe me pallton që mbulonte në mënyrë perfekte gjoksin e saj të zhveshur
Supermodelja legjendare gjithashtu ka këmbët e saj të shtrira dhe flokët e saj të gjata bionde të stiluara gjatë me balluket e saj karakteristike.
Sigurisht, syzet e errëta të diellit ishin aksesori i saj i spikatur.
Ajo më vonë ngarkoi imazhe dhe klipe mahnitëse bardh e zi të saj duke mahnitur me pamjen e saj ‘të egër’ në plazh.
Në një fotografi Klum shkëlqen me gjoksin e zhveshur, teksa ia kthente flokët era duke ecur në oqean. /Telegrafi/