“Nusja më përzuri nga shtëpia”, flet gruaja nga Shtëpia e të Moshuarve (VIDEO)

by Nexhat

Dy rezidente të Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë dhanë rrëfimet e tyre për KIKS Kosovën dhe kushtet për brenda.

Shehnaze Salihu e cila jeton në këtë shtëpi që 11 vjet u shpreh se kushtet në përgjithësi janë të mira por se u mungon mjeku aty.

banner

Duke qenë se kompetencat mbi këtë shtëpi, vitin e kaluar u bartën nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale tek Komuna e Prishtinës, këta të fundit kanë planifikuar të ndërtojnë një objekt të ri.

Me ndërtimin e këtij objekti banorët po pajtohen vetëm nëse nuk ndryshon lokacioni i tanishëm.

“Po objektin nëse e bëjnë këtu ku jemi munden se i kemi krejt senet ngat, a me na ndrru vendin jo valla se nuk muj me jetu në periferi. Krejt jetën tem kam jetu në qytet e tash me shku në periferi e katun nuk muj se nuk kemi vende për me dalë e me shetit”, tha Shehnaze Salihu për KIKS-in.

Komuna e Prishtinës tashmë ka angazhuar një arkitekt i cili do të bëjë një raport të fizibilitetit dhe projekt për ndërtimin e objektit të ri për këta të moshuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy