Një shtëpi e pleqve në Prishtinë është mbuluar nga zjarri, poqë zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”.
Ahmeti ak treguar se disa perosna kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkak i vështirësimit në frymarrje si pasojë e tymit. Por të lënduar nuk ka.
“Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, ka thënë ajo.