Shtetet e Bashkuara do të shpallin një paketë të madhe sanksionesh ndaj Rusisë të premten, për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny dhe luftën dyvjeçare në Ukrainë, tha të martën zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Paketa do ta “bëjë Rusinë përgjegjëse për atë që i ndodhi Navalnyt”, dhe për veprimet e saj gjatë luftës në Ukrainë, tha Kirby, pa dhënë detaje mbi masat e sanksioneve,
Duke folur me gazetarët në një konferencë, Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Rusisë për “transparencë të plotë” në lidhje me mënyrën se si Navalny vdiq të premten e kaluar në një koloni në Arktik.
Shërbimi i burgut më pas njoftoi se Navalny ra pa ndjenja pas ecjes dhe vdiq. Presidenti amerikan Joe Biden fajësoi presidentin rus Vladimir Putin
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë një gamë të gjerë sanksionesh, në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
“Çfarëdo historie që qeveria ruse zgjedh t’i tregojë botës, është e qartë se presidenti Putin dhe qeveria e tij janë përgjegjës për vdekjen e Navalny”, tha Kirby.
Kirby tha se ambasada e SHBA-së në Moskë po kërkonte më shumë informacion në lidhje me vdekjen e Navalny, “por është e vështirë të arrish në pikën ku mund të jesh i sigurt se çfarë do të thoshin rusët për vdekjen e tij”.