U gjet e vdekur në shiritin emergjent të autostradës, Prokuroria nis hetimet për rastin e shtetases ukrainase

by Nexhat

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur hetimet lidhur me rastin e shtetases ukrainase, e cila u gjet e vdekur mbrëmë në shiritin emergjent të autostradës Ferizaj – Prishtinë.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “Aksident trafiku me fatalitet”.

banner

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 “Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se më 21.02.2024, në autostradën Ferizaj-Prishtinë, rreth orës 19:30, është gjetur pa shenja jete një person-shtetase e huaj (ukrainase) me iniciale O.K. Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e saj. Prokuroria me të gjitha institucionet tjera relevante janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, dhe rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Aksident trafiku” me fatalitet. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë”, u njoftua nga Prokuroria

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar sot Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugë-autostradë kanë hasur ne një trup të pajetë të nje viktime femër-shtetase e huaj.  Njësitet relevante policore,  prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e  ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me  vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti ne procedure hetimore”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy