Vranë babain dhe e groposën në kasolle, tre fëmijët e Pëllumb Metës dalin sot para gjykatës

by Merita

Tre fëmijët e familjes Meta, të cilat akuzohet se kanë vrarë prindin e tyre Pëllumb Meta, pastaj e kanë varrosur në kasolle, dalin sot para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Krimi i rëndë u zbulua më 23 shkurt, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë. Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë.

banner

Por, hetimet morë tjetër rrjedhë, ku u zbulua se Pëllumb Meta ishte vrarë më 10 shkurt nga djali i madh, Hysen Meta dhe në fshehjen e kufomës kanë bashkëpunuar djali i vogël, Amarildo 21 vjeç dhe vajza Hygerta, 19 vjeçe. Ndërkohë, nëna e tyre Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë për fshehje krimi.

Fillimisht ishte vajza ajo që mori përsipër krimin, e cila tha se babai i saj donte ta fejonte me zorr. Por pas hetimeve, u zbulua se vrasja me armë nuk ishte kryer nga 19-vjeçarja, por nga djali i madh. Ky i fundit, para autoriteteve pranoi se kishte vrarë babain e tij në dhomën e ndenjes, pasi viktima ishte kthyer nga puna dhe po pushonte. 24-vjeçari deklaroi se babai i tyre ishte bërë i padurueshëm dhe ishte shumë autoritar.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy