Lajçaku deklarohet pas takimeve për Rregulloren e BQK-së

by Nexhat

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se do të ketë nevojë për takime të tjera për të zgjidhur çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë u takuan sot në Bruksel, të pritur nga Lajçaku, për të zgjidhur çështjen e dinarit, që u ndalua me Rregulloren e re të BQK-së që hyri në fuqi më 1 shkurt

Sipas Lajçakut, shumë pyetje politike kanë mbetur pa përgjigje nga takimi i sotëm.

“Mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga Rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i dialogut ishte hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, ka shkruar Lajçak në “X” pas takimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy