Lobistja shqiptare i reagon portalit të shtetit serb ” Kosovo Online”, thotë se shkrimet i dirigjon Marko Djuriq

by Nexhat

Lobistja shqiptare, Evi Kokolari ka reaguar pas një shkrimi që portali serb “Kosovo-online” ka bërë ndaj saj.

Sipas saj, ky portal është një media serbe e lajmeve që synon të përhapë dezinformata kundër Kosovës.

“Mos lejoni që emri t’ju mashtrojë”, ka shkruar ajo në platformën X.

Kokolari ka shkruar se prapa këtij portali qëndron presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, të cilin njëherësh e quan ‘gangster’.

“Kosova-Online bëri një shpifje për mua dje. Sidoqoftë, mos lejoni që emri t’ju mashtrojë – ‘Kosovo-online’ është një media serbe e lajmeve që synon të përhapë dezinformata kundër Kosovës. Kush e zotëron “Kosovo-Online”? Askush tjetër veçse administrata e gangsterit Aleksandër Vuçiq e instaluar në ambasadën e tij në Uashington DC, me Marko Gjuriqin”

Bëhet fjalë për një artikull që u publikua para dy ditësh nga ky portal i cili u bazua në një artikull të ‘Daily Beast’.

“Artikulli është shpifës. Është e panevojshme të thuhet, kur gazetari filloi të më bënte pyetje për biznesin dhe jetën time, i thashë të më hiqej qafe. Ai përfundoi duke publikuar një artikull të pabazuar në fakte, por në atë që ai mendonte se mund të ishte e vërtetë, pa mundur të verifikonte asnjë informacion. Gjithashtu, burimi i jashtëm në artikullin me të cilin gazetari lidhi si provë ishin kryesisht të vdekur, dhe kjo është gjithçka që duhet të dihet se sa serioz ishte ky gazetar”, ka shkruar ajo në X.

Kokolari ka reaguar rreth një artikulli të publikuar me datën 26 të këtij muaji në portalin serb “KosovoOnline” të titulluar “Kush është Evi Kokolari, lobistja shqiptare që fshihet nga ligji i Amerikës”.

Sipas saj, ky lajm u publikuar ditën kur edhe u sulmua nga disa lojtarë serbë.

“Dje u sulmova nga disa lojtarë serbë. Megjithatë, më e rëndësishmja – dje u sulmova nga @kos_data, që e kam thënë prej muajsh është pjesë e makinerisë propagandistike serbe”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy