Vuçiq e thotë edhe këtë për dinarin: Po më pikojnë lotët kur po i shoh serbët duke pritur te bankomatët

by Nexhat

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte në Tiranë se “heqja e dinarit është një përpjekje e qartë e Kurtit për të dëbuar serbët nga Kosova”.

“Sido që të ndodhë, ne do t’i sigurojmë paratë për popullin tonë” ka thënë Vuçiq

Vuçiq ka thënë se i “kupton vuajtjet e popullit serb në Kosovë” duke shtuar në stilin e tij prej aktori se “i dalin lotët  kur sheh njerëzit tanë duke pritur para bankomatit”.

“Dhe ne mund t’u japim atyre tre herë më shumë se sa u japim normalisht” ka thënë Vuçiq

Më tej ai ka thënë se Kurti po do të shndërrohet “në një legjendë duke shkatërruar një komb të tërë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy