Deputeti Muja viziton kryetarin Atiq në ditën e parë të punës

by informim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka vizituar kryetarin e Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, të cilin e uroi për marrjen e detyrë së re.

Muja në një postim në Facebook tha se kjo komunë ka nevojë për shumë punë dhe është i bindur se kryetari i ri do të punojë pa dallime.
“Sot vizitova Komunën veriore të Mitrovicës për të uruar Kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq në marrjen e detyrës së re.

Komuna veriore e Mitrovicës ka shumë punë dhe nevoja, por jemi të bindur që me Kryetarin e ri Atiq infrastruktura, shërbimet komunale dhe shërbimi për çdo qytetar pa dallim do të jenë angazhimi dhe përkushtimi i tij i përditshëm. Punë të mbarë Erden Atiq”, ka shkruar ai.

Erden Atiq, gjatë ditës së sotme ka dhënë betimin e tij për kryetar të Komunës së Veriut, i cili u zgjodh i pari në zgjedhjet e 23 prillit të mbajtura në katër komunat veriore.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023