Konjufca ia jep “JO”-në e madhe Draftit të BE-së: Nuk duhet na me nejt gatitu, s’është oblgiativ

by Nexhat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një paraqitje para gazetarëve ka folur për kërkesën e SHBA-së që Kosova ta çojë në Kushtetuese për verifikim Draftin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Konjufca ka thënë se i vetmi obligim që ka Kosova është marrëveshja e vitit 2013 dhe se BE-ja s’ka kompetencë t’i propozojë Kosovë Draft për Asociacionin, e që kopmetenca e vetme e Kosovës të jetë vetëm dërgimi në Kushtetuese,

banner

“I vetmi obligim që e ka Kosova është marrëveshja e vitit 2013. Por unë mendoj që BE nuk e ka kompetencën me i propozu Asociacion Kosovës. Është gabim me mëndu që është kompetencë e BE-së, neve me na caktu, e kompetencë e jona vetëm me e dërgu në Kushtetuese”, ka thënë Konjufca,

Ai tutje ka thënë se nuk e ka kuptuar që ambasadori amerikan e ka pasur fjalën për Draftin Evropian, por që ka kërkuar që Kosova ta propozojë një Draft e t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Konjufca ka ripërsëritur se nuk mendon që është kompetencë e BE-së që të propozojë Draft dhe ka thënë se nuk mendon që Kosova duhet të qëndrojë gatitu e ta dërgoj Draftin në Kushtetuese.

“Ndoshta z.HOvenier e ka pasur fjalën që Kosova ta propozojë një Draft të Asociacionit, kjo është temë tjetër. Unë e kam kuptu që Kosova me iu drejtu Kushtetueses më një Draft. Po ashtu mund të ishte procesi. Por nuk mendoj që  është kompetnecë e BE-së me i propozu Draft Kosovës, edhe nuk mendoj që Kosova duhet vec gaditun me nejt edhe me e cu Draftin në Kushtetuese.

Nuk shkruan kërkun, nuk është obligative për Kosovën. Vec marrëveshja e 2013, 2015 janë obligative. Ajo është shpallur anti-kushtetuese. Dhe tani jemi krejtësisht në një situatë të re”, ka thënë Konjufca.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy