AGK-ja reagon pasi gazetari Mehmetaj u thirr nga Prokuroria: Alarm për një shoqëri demokratike

by Nexhat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pasi gazetari Lirim Mehmetaj ka marrë thirrje nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për vepër penale.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim të madh njoftimin nga gazetari i Albanian Post, Lirim Mehmetaj, për thirrjen që i është bërë si i pandehur nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Në thirrjen për paraqitje më 7 mars, Mehmetaj është ftuar si i pandehur për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” nga Neni 141 i KPR-së.

“Derisa AGK është në pritje të informacioneve zyrtare, thirrja e tillë ndaj një gazetari është alarm për një shoqëri demokratike, siç pretendon të jetë Kosova.  AGK-ja, do të kërkojë informacionet zyrtare dhe do ta ndjekë nga afër të enjten këtë zhvillim të pashembullt të sistemit të drejtësisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e AGK-së. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy