Hykmete Bajrami demanton ministrin Hekuran Murati për rritjen e numrit të punësimit të grave

by engel

Pavarësisht se sot ishte dita e gruas, debati mes burrave dhe grave nuk mungojë. Për këtë u kujdesë ministri Hekuran Murati i cili publikoi disa statistika për punësimin e grave duke u lavdëruar për rritjen e punësimit të grave por që u kundërshtua nga nënkryetarja dhe deputetja e LDK-së znj. Hykmete Bajrami.

Pretendimin e ministrit Murati për 10 mijë gra shtesë të punësuara në vitin 2023, e demantoi znj. Bajrami duke u bazuar në statsitikat e Trustit ku shihet se numri i kontribuesve për të dy gjinitë ishte rritur vetëm për 4.983.

banner

Postimi i plotë i Hylmete Bajramit

Derisa Hekuran Murati thotë se gjatë vitit 2023 janë punësuar 10 mijë gra e vajza, të dhënat e Trustit për vitin 2023 tregojnë se numri i kontribuesve për 11 muaj është rritë vetëm për 4 983. Edhe pse festë sot, kjo e pavërtetë nuk kalon!
Ministri sot paska vendosur t’i uroj gratë në ditën ndërkombëtare të tyre me një të pavërtetë të madhe. Ky po thotë se numri i gravë të punësuara qenka rritë ndër vite, ndonse nuk e jepë asnjë referencë se ku i merr të dhënat.
Janë dy gjëra këtu që duhet të sqarohen: edhe sikur ta pranonim grafin e Hekuranit si të mirëqenë aty shihet se punësimi me i madh i grave dhe vajzave paska ndodhur në kohë të pandemisë, rreth 12 mijë, dhe prej atëherë ku punësim është për rreth 20% më i ulët (në krahasim me vitin 2020), POR këto të dhëna i demanton Trusti, në një përgjigje dhënë Komisionit Parlamentar për Buxhet, Financa, Punë dhe Transfere, i cili kur pyetet për numrin e kontribuesve në Trust na jepë këto shifra:
Dhjetor të vitit 2022 në Trust ka pasë 333,351 kontribues, ndërsa
Nëntor të vitit 2023 në Trust ka pasë 338,334 kontribues.
Nga kjo shihet qartë se numri i kontribuesve në Trust për 11 muaj të vitit 2023 është rritë vetëm për 4 983 e Hekurani po thotë 10 mijë gra janë punësuar në vitin 2023.
E pavërtetë!
Shihni dokumentin e Trustit, dërguar 11 anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Buxhet Financa, Punë dhe Transfere.
P.S. Nga ministri i cili mban që dy vjet pa mandat drejtorin e Administratë Tatimore nuk pritet me punësu askënd aq me pak me bë politika për punësim të grave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy