Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Sara Gjordeni, ka qenë e ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”.
Ajo tregoi se është përballur me komente të shumta pas daljes, e më së shumti për ish-partnerët e saj
Ish-konkurrentja deklaroi se komentet ishin skandaloze dhe se është normale të kesh lidhje ndër vite.
Ndër të tjera u shpreh se Bardhit ia ka thënë edhe brenda shtëpisë se është shumë njeri i drejtë
“Jam pritur jashtë nga disa komente skandaloze. Big Brother-i yt janë ish-at. Por unë jam 28 vjeçe. Një histori 10 vite më parë. Po jo se si e shihje kur flisnit, po si ta shoh. Endriku ka treguar respekt për familjen e tij, për Bardhin dhe për mua me sjelljen që ka bërë pasi hyri në shtëpi”, u shpreh ajo
Zeshkania theksoi: “Nuk pata shumë për të thënë, më kanë bërë një pyetje që me atë që pe a është reale, kam thënë po. Bardhi është si engjëll, vetëm njeri nuk është. Është shumë i drejtë, se ajo lojë ka shumë intriga. Ja dy manipulime të vogla i kemi bërë edhe në grup, me Bardhin”.
Sara vlen të ceket se brenda krijoi një romancë dashurie me reperin Bardhi