Këngëtarja që pretendoj përfaqësimin e Serbisë në Eurovizion, Anxhela Ignjatoviq- Breskvica, është ende një temë e nxehtë në mediat vendase, sepse stuhia rreth mosparaqitjes së saj në këtë garë nuk është shuar.
Mirëpo, duke gjykuar nga gjithçka mund të shohim, kënga e saj kontroverse “Foleja e Shqiponjës” u shndërrua në një hit të vërtetë, sidomos tek fëmijët që janë fansat e saj më të mëdhenj.
Tashmë në rrjetet sociale është shfaqur një video nga një shkollë në Serbi, ku fëmijët së bashku në kor këndojnë këngën e Breskvicës, ndërsa prindërit e tyre e shohin me krenari dhe duartrokasin.
Kujtojmë, kjo këngë aludon qartë për “kthimin e Kosovës në Serbi” me tekstin dhe peizazhin e saj, ndonëse autorët e saj mundohen ta mbulojnë atë, shkruan Vijesti
Jbt pic.twitter.com/3oy0NwgJJ5
— Željka (@opaciceva) March 7, 2024
Serbia tentoi të dërgojë në Eurovision një këngë me mesazh politik dhe që përkrah gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës.
Kënga “Gnezdo orlovo” (Foleja e Shqiponjës) e interpretuar nga Breskvica është duke garuar për të përfaqësuar Serbinë në Eurovision 2024.
Në tekstin e kësaj këngë bëhet thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ndonëse jo drejtpërdrejtë por në tekst fshihet ky mesazh.
“Një re gri fsheh qiellin, përsëri zogjtë e zinj (Kuptimi: shqiptarët).
“Bie bubullima, bie shi, breshër dhe shkatërron folenë e shqiponjës” (Kuptimi: Kosova)
“Babi i thotë shqiponjës së vogël “do të kalojë birë”. Do të ikin zogjtë e zinj, qenia e ndritur vjen përsëri (Kuptimi: Kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë).
Nga faqja e Eurovison Kosova bëhet thirrje që të angazhohemi të gjithë për të mos lejuar që kjo këngë të shkoj në Eurovision.
Më poshtë teksti i këngës në gjuhën shqipe:
Foleja e shqiponjës
Pranvera solli diellin
Mbi kodër, gjithçka lulëzoi
Një mollë mbin në fushë
E papjekura ra nga dega me një rënkim të fortë
Refreni
Një re gri fsheh qiellin, përsëri zogjtë e zinj
Bie bubullima, bie shi, breshër dhe shkatërron folenë e shqiponjës
Mëngjes zgjuar, nata është e lodhur
Mollë në bar e trishtuar e zymtë
Lulëzon përsëri, zë rrënjë
Dhe sapo hodhi një sy diellit, u shfaq një hije e madhe
Refreni
Një re gri fsheh qiellin, përsëri zogjtë e zinj
Bie bubullima, bie shi, breshër dhe shkatërron folenë e shqiponjës
Babi i thotë shqiponjës së vogël “do të kalojë birë”
Do të ikin zogjtë e zinj, qenia e ndritur vjen përsëri
Dashuria ime, dashuria ime, do të jetë përsëri e ndritshme
Dashuria ime, dashuria ime, gjithçka do të përfundojë