Egla Ceno u përjashtua ditën e sotme (e diel) nga Big Brother VIP Albania 3.
Aktorja e njohur u largua për shkak të ofendimeve që ka bërë në vazhdimësi e veçanërisht pas rastit të fundit me Meriton Mjekiqin
Me këtë rast, ‘Vëllai i Madh’ mori një vendim, ku edhe do të përfshihen prezantuesi nga Kosova e partnerja e tij, Ilnisa Agolli.
Pas kësaj, një reagim nuk ka munguar nga Vesa Luma, e cila thotë se nuk duhet të promovohet dhuna nëpër televizione.
Reagimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Paskan nxjerr më në fund jashtë Eglën nga BB. Bravo produksioni.
Dhuna në asnjë moment nuk duhet të promovohet në televizionet tona.
Tjetër është loja me nerva (që në këtë rast është thelbi i BB), e tjetër është dhuna verbale që sistematikisht kjo grua ka bërë me banorët
Se pse njeriu duhet të futet në programin më të shikueshëm e të degjeneroj figurën e vet, se kuptoj!!!?”.