Florian Marku mposhtet nga Chris Kongo me vendim të gjyqtarëve

by Nexhat

Boksieri shqiptar Florian Marku ka pësuar humbje ndaj Chris Kongos në duelin që u zhvillua në O2 Arena të Londrës.

Ishte një ndeshje e zgjati 10 raunde ku të dy boksierët patën momentet e tyre të mira, mirëpo asnjëri nuk arriti që ta përmbyll me nokaut

Kjo bëri që vendimi për fituesin të merrej nga juria, dhe sipas kësaj fitorja i takoi Chris Kongos.

Kujtojmë se para ndeshjes ishte një atmosferë mjaft e tensionuar mes dy boksierëve, të cilët ‘kërcënuan’ njëri-tjetrin para takimit.

Kjo ishte humbja e parë në karrierën profesionale të boksit për Florian Markun, teksa ka edhe 13 fitore dhe një barazim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy