Rodrygo me dy gola i dhuron fitoren Real Madridit në duelin ndaj Athletic Bilbaos

by Nexhat

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të javës së 30-të në La Liga.

Rodrygo u përkujdes për t’i dhënë avantazhin madrilenëve, kur në minutën e tetë me një gjuajtje fantastike nga jashtë zonës arriti të mposht portierin kundërshtar për rezultatin 1-0.

banner

https://twitter.com/totalcristiano/status/1774514159113130195?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1774514159113130195%7Ctwgr%5E0d0a58e2214d46baa08deea0f349e998671d21f8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frodrygo-dy-gola-dhuron-fitoren-real-madridit-ne-duelin-ndaj-athletic-bilbaos%2F

Deri në fund të pjesës së parë, Real Madridi pati edhe një mundësi të mirë shënimi me Aurelien Tchouamenin (44’) por gjuajtja e tij me kokë shkoi fare pranë shtyllës së portës kundërshtare.

Në pjesën e dytë pati raste të mira shënimi për të dyja anët, por Real Madridi ia doli që të shënojë edhe një herë, për të ‘rrëmbyer’ tri pikët.

Ishte përsëri Rodrygo i cili u shfaq në skenë, duke shënuar në minutën e 73-të për rezultatin 2-0 pas asistimit të Jude Bellingham

Me këtë fitore Real Madridi shkon në kuotën e 75 pikëve duke mbajtur distancën në tetë pikë me Barcelonën në vendin e dytë që ka 67 sosh.

Real Madridi tani do të ketë nëntë ditë për tu përgatitur për duelin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy