Taylor Swift hyn në listën e miliarderëve

by Nexhat

Artistja e njohur amerikane, Taylor Swift, i është bashkuar listës së pasanikëve, sipas renditjes së publikuar nga Forbes.

Swift ka hyrë për herë të parë në Listën e Miliarderëve me një pasuri prej 1.1 miliardë dollarësh, së bashku me inxhinerin Sam Altman, krijuesin e ChatGPT-s me pasuri prej 1 miliard dollarë, shkruan BBC.

Biznesmeni francez i brendeve luksoze LVMH, Bernard Arnault dhe familja e tij kanë kryesuar listën e miliarderëve me rreth 233 miliardë dollarë.

Foto: Taylor Swift / Instagram

Forbes tha se kishte një rekord prej 2,781 miliarderësh për vitin 2024.

Shifra është 141 më shumë se vitin e kaluar dhe 26 më shumë se rekordi i mëparshëm i vendosur në 2021.

Foto: Taylor Swift / Instagram

Kantautorja Swift hyri në listën e të pasurve pasi arriti statusin e megayllit. Ajo vodhi shfaqjen në ceremoninë Grammy, duke u bërë interpretuesja e parë që fitoi katër herë çmimin kryesor, të Albumit të Vitit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy