Dramë në fund, Chelsea shënon dy gola në minutat shtesë dhe fiton ndaj Man Utd

by Nexhat

Chelsea ka shënuar një fitore me rikthim spektakolar në Premierligë.

Chelsea fitoi në shtëpi ndaj Manchester United me rezultat 4:3, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit anglez.

banner

Chelsea ishte në epërsi të dyfishtë pas 19 minutave lojë, .

Fillimisht Gallagher kaloi vendasit në epërsi, për ta dyfishuar më pas Cole Palmer

Garnacho ngushtoi epërsinë në 2:1 në minutën e 34-të, ndërsa pesë minuta më vonë Bruno Fernandes barazoi shifrat.

Goli i epërsisë për United erdhi në minutën e 67-të kur shënoi Garnacho.

E Cole Palmer shënoi dy gola për një minutë në shtesa për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e 10-të, kurse Manchester United mbetet i gjashti me 48 pikë të grumbulluara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy