Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të hënën në mëngjes në shtëpinë e Shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë.
Dyshohet se nga arka dikush i ‘avulloi’ 200 mijë euro.
Ky i fundit e pranoi në polici se vjedhja u krye në shtëpinë e tij
E po ashtu aty u vodhën edhe stoli të arit.
Rasti u konfirmua edhe nga policia.
“Sot në mëngjes ankuesi mashkull, kosovar ka raportuar në polici se person-a të dyshuar të panjohur, kishin hyrë në shtëpinë e tij në rrugën “Mazllum Lakuci” në Gjakovë dhe i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme) dhe disa stoli ari. Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
Lidhur me rastin për Klan Kosova ka folur edhe Shejh Gufrani.
“Ende nuk e dimë se kur ka ndodhur rasti. A ka ndodhur sot apo dje. Vetëm se kemi vërejtur se arka me paratë nuk është”, tha ai.
“Ato paratë janë mbledhur që një vit e gjysmë për ta rinovuar Teqenë”, theksoi ai