“Beqaria ime ka filluar të bëhet një temë shqetësuese” – Ronela Hajati u përgjigjet komentuesve

by Nexhat

Këngëtarja e njohur dhe e suksesshme në skenën muzikore shqiptare, Ronela Hajati, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një shqetësim që e ka preokupuar së fundmi.

Artistja ka theksuar se statusi i saj si beqare po bëhet gjithmonë e më shumë një temë diskutimi

banner

Përmes një postimi të ri në profilin e saj zyrtar, Ronela publikoi një fotografi ku i bashkëngjitur ishte një tekst ku shprehej se beqaria e saj po fillon të bëhet një çështje e tepruar në diskutimet rreth saj.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

“Beqaria ime ka filluar po bëhet një temë shqetësuese, kudo ku shkoj, duan të më martojnë”, shkruante këngëtarja.

Ndërkohë që diskutimet rreth jetës së saj personale po marrin vëmendje, Ronela vazhdon të mos e humbë fokusin nga ajo që e ka bërë të njohur dhe të dashur për publikun – muzika e saj

Ndërkohë që diskutimet rreth jetës së saj personale po marrin vëmendje, Ronela vazhdon të mos e humbë fokusin nga ajo që e ka bërë të njohur dhe të dashur për publikun – muzika e saj.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Në të njëjtin postim, ajo njoftoi ndjekësit për projektin e saj më të ri muzikor, duke zbuluar se kënga e re, e titulluar “Jepi Gaz”, do të publikohet këtë të premte.

“Më lini rehat se unë të premten nxjerr ‘Jepi Gaz’, kështu që e kuptoni vet domethënënë”, shtoi ajo. 

Foto: Ronela Hajati/Instagram
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy