Ambasadorja Ziv falënderon Hotin për dënimin e sulmit të Iranit ndaj Izraelit

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në “X” e ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Ai është shprehur se është thelbësore që të dënojmë kolektivisht veprime të tilla, të cilat ai i quajti të paprecedentë,

banner

“Sulmi ndaj Izraelit nga Irani përbën një kërcënim të madh. Është thelbësore që ne të dënojmë kolektivisht veprime të tilla të paprecedentë. Kosova qëndron në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështet përpjekjet për zbutjen e tensioneve dhe promovimin e paqes”, është shprehur Hoti.

E për dënimin e këtij sulmi, Hoti është falënderuar nga ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Falënderimin ndaj Hotit, Ziv e ka bërë poashtu përmes rrjetit social “X”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy