Gani Jakupi e “kryen” detyrën, e bën shenjën e famshme për të treguar se Kosova e kaloi edhe një fazë në KiE

by Nexhat

Këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike, Gani Jakupi, e ka bërë shenjën ✅ për të treguar se Kosova kaloi suksesshëm edhe një fazë në synimin e saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës.

“Kosova në Këshill të Europës – faza e dytë ✅ “, ka shkruar ai në X.
Kosova dje bëri edhe një hap drejt anëtarësimit në Këshill të Europës me mbështetjen që Asambleja Parlamentare i dha raportit për Kosovës që rekomandon anëtarësimin e saj në këtë organizatë.

Jakupi është bërë objekt diskutimesh në vend dhe postimesh në rrjetet sociale për shkak të pagës së madhe si konsulent i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike i Ambasadës së Kosovës në Bruksel

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy