Pse Man City është ende në një seri prej 29 ndeshjeve pa humbje, pavarësisht se u eliminua nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve?

by Nexhat

Manchester City ka zgjatur serinë e tyre si të pamposhtur me fitoren ndaj Chelseat në gjysmëfinale të FA Cup, por tifozët kanë mbetur të hutuar.

City mbajti ‘gjallë’ shpresat për të fituar dy trofe falë golit të Bernardo Silvës në pjesën e dytë, që bëri që ata të sigurojnë një vend në finale ndaj Manchester United ose Coventry Cityt

banner

Silva ishte heroi në ‘Wembley’ pasi u eliminuan nga Real Madridi në mesjavë në Ligën e Kampionëve. ‘Los Blancos’ u treguan më të mirë në ekzekutimin e penalltive duke ia pamundësuar Guardiolës që të fitojë tripletën për herë të dytë radhazi.

Fitorja ndaj Chelseat bëri që seria e Cityt si ekip i pamposhtur të zgjatej në 29 ndeshje, duke thyer rekordin e klubit

Disa nga tifozët ishin të hutuar se si City ende po e mban serinë si të pamposhtur, përderisa kanë dështuar që të fitojnë ndaj Real Madridit.

Sidoqoftë, ja ku është një shpjegim shumë i thjeshtë nga FIFA.

FIFA citon se një ekip që humbet në penallti është eliminuar nga gara ndërsa ekipi që fiton avancon në raundin tjetër, ose shpallet kampion, por ndeshja klasifikohet si barazim.

Në këtë mënyrë, ndeshja e Cityt ndaj Real Madridit edhe zyrtarisht është regjistruar si barazim, ani pse janë eliminuar nga gara

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy