Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka komentuar procesin e sotëm të votimit në katër komunat në veri të Kosovës.
Haziri ka thënë se mosdalja apo bojkoti i qytetarëve në këtë proces, duhet të jetë shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën.
“Mosdalja apo bojkoti duhet të jete shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën. Ky është “shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet”, ka shkruar Haziri.
Ai ka shtuar se lojaliteti ndaj ftesës së presidentit serb për bojkot nuk u përfill nga 85 + qytetarë
“Ku mbeti de-eskalimi, përfundimi i bojkotit apo edhe dialogu me serbët e Kosovës në vend të dialogut me Serbi”, ka shtuar Haziri.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur detajet se pjesëmarrja e votuesve deri në orën 11:00 është minimale në katër komunat e veriut
“Në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok shtatë votues, në Zveçan asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 32 votues”, ka thënë Radoniqi.