Abdixhiku me takime përkrahëse në Austri dhe Gjermani për eurodeputetët që janë zë i Kosovës

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar bashkatdhetarët në Gjermani dhe Austri.

Në këto takime, ku të pranishëm ishin shumë bashkatdhetarë, i pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku bëri thirrje nga Austria për të përkrahur eurodeputetin, Lukas Mandl, i cili ishte prezent në tubimin me bashkatdhetarë.

banner

Sipas Abdixhikut është e rëndësishme që të përkrahen kandidatët e partive të djathta, siç është Lukas Mandl, miku i vërtetë i Kosovës, pasi sipas tij ka shërbyer me guxim dhe përkushtim, për idealin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike dhe që kanë punuar për kauzën tonë historike, të lirisë, pavarësisë e demokracisë.

“Lukas ka qenë më shumë se një aleat; ai ka qenë një mik i vërtetë i Kosovës. Përpjekjet e tij në Parlamentin Evropian kanë qenë të rëndësishme në sjelljen e çështjeve tona në ballë, duke mbrojtur interesat tona dhe duke siguruar që zëri ynë të dëgjohet në sallat ku merren vendimet për të ardhmen tonë. Lukas ka qenë më shumë se një aleat; ai ka qenë një mik i vërtetë i Kosovës. Përpjekjet e tij në Parlamentin Evropian kanë qenë të rëndësishme në sjelljen e çështjeve tona në ballë, duke mbrojtur interesat tona dhe duke siguruar që zëri ynë të dëgjohet në sallat ku merren vendimet për të ardhmen tonë”, tha Abdixhiku

Abdixhiku për këto zgjedhje tha se nuk janë thjesht rutinë politike, por test i demokracisë, i definitimit të ëndrrës evropiane, brenda të cilës ëndërr Kosova, vendi ynë, sheh veten të barabartë mes popujve tjerë evropianë.

‘’Në këtë moment kyç, mërgata jonë e madhe evropiane, duhet të tregojë aktivizim. Jo vetëm për të shpërfaqur më së miri interesat e tyre në vendet ku jetojnë, por dhe për të qenë forcë përcaktuese tanimë përtej kufijve tonështetëror. Dhe në këtë moment kyç është thelbësore që ne të mbështesim një kandidat që jo vetëm ka treguar angazhim, jo vetëm që ka treguar pasion, jo vetëm qënjeh ëndrrat tona e i kupton nevojat tona, por njëkandidat që në gjithë veprimtarinë e vet politike ka gjetur kohë të vendosë Kosovën në ballë të angazhimit personal politik duke dhënë rezultate të prekshme drejt kauzës sonë euroatlantike’’, shtoi Abdixhiku

Eurodeputeti Lukas falenderoi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kryetarin Abdixhiku, për mbështetjen e dhënë ndërvite.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy