Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se sipas tij, nuk ka pasur një qeveri në historinë e Kosovës që ka pasur mundësi kaq të mëdha sikurse kjo qeveri e siç tha ai, të ketë bërë kaq pak.
Duket folur për qeverinë aktuale të Kosovës, Abdixhiku u shpreh se propaganda për ta është arritje e qëllimit, njofton Klankosova.tv.
“Unë nuk shoh që ka pasur një qeveri në historinë e Kosovës që të ketë pasur mundësi kaq të mëdha sikurse kjo qeveri e të ketë bërë kaq pak”.
“E para që ka pasur një shumicë 51 për qind që ka mundur të bëjë çfarë të dojë sa i përketë nisma ligjore, pa asnjë pengesë, pra ka pasur stabilitet. E dyta, në historinë e Kosovës nuk ka një njeri që i ka menaxhuar brenda kuletës së shtetit 12 miliardë euro siç i ka menaxhuar ky”.
“Propaganda për ta është arritje e qëllimit, por pastaj me propagandë çmimet nuk i le ulur fare, me propagandë pagat nuk i ke rritur, me propagandë jetën e qytetarëve tek spitalet nuk e ke përmirësuar, prapë janë spitalet e njëjta, katër vite do të përfundojnë, prapë do të jenë spitalet e njëjta”, është shprehur tutje kreu i LDK-së