Edita Tahiri në konventën e partisë së Ilir Metës: Rama me Thaçin po e copëtonin Kosovën, Serbia ia ka vënë syrin Sazanit

by Nexhat

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri mori pjesë të shtunën në Konventën e Partisë së Lirisë në Tiranë, që udhëhiqet prej ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Në fjalën e saj, Tahiri e lavdëroi Metën, për të cilin tha se “është lider që i duhet Shqipërisë”. Nga aty, Tahiri tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama “po e copëtonte Kosovën”, duke akuzuar këtu edhe bashkëpunëtorin e saj të dikurshëm, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi,

banner

“Ilir meta nuk pyeti për çmim, as për post. Doli në mbrojtje të Kosovës, kundërshtoi hapur ndryshimin e kufijve. Çfarë pamë ne? Pamë në një anë presidenti i Shqipërisë po e mbron Kosovën që e kemi fituar me gjak, në anën tjetër kryeministri Rama po e copëton Kosovën. Nuk ish vetëm Rama; me Vuçiq, me presidentin e Kosovës, Thaçi.. por nuk e lejuam. I mposhtëm dëmtuesit e Kosovës”, tha ajo.

Tahiri tha se Serbia “gjithmonë i ka pasur sytë te veriu i Kosovës”, pasi ajo pjesë e vendit, siç tha ish-kryenegociatorja, “është fuqia gjeopolitike e Kosovës, sepse kemi pasuri edhe minerale, edhe ujin”. Ajo foli edhe për paralajmërimin për ndërtimin e një projekti në ishullin e Sazanit në Shqipëri, pak pasi u konfirmua se një kompani, në pronësi të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka dorëzuar një aplikim për investim në këtë ishull. Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës tha se ky projekt është pjesë e “aspiratave hegjemoniste serbo-ruse”.

“Por tani Serbia ka vënë syrin tek Sazani, që është fuqia gjeopolitike e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Prandaj, ju, jo vetëm që do ta merrni pushtetin, por do ta mbroni Sazanin nga aspiratat hegjemoniste serbo-ruse. Do ta bëni dhe do ta bëni. Por unë kam besim që puna juaj dhe programi juaj që e përcolla sot do të realizoni atë çka e pret populli i Shqipërisë, pra, të ketë mirëqenie, të ketë ekonomi, punësim, të ketë drejtësi, të ketë shtet të së drejtës, të ketë demokraci dhe jo arrestim të opozitës. Mos e lejoni askush. As ne nuk e lejojmë”, tha Tahiri.

Ajo tha se në Shqipëri “ndryshimi po vjen”, ndërsa shprehu mbështetjen për programin që tha se e ka partia e Metës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy