Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Te pasuria e paluajtshme, ai ka deklaruar se ka një shtëpi dhe një truall. Si pronë të përbashkët ai ka deklaruar edhe një shtëpi, e cila kap vlerën prej 200 mijë euro,

Mbi 3 mijë euro kursime ka në institucione financiare, gjithashtu kryetari i Istogut, ka njoftuar se disa kursime ka bërë edhe në emër të fëmijëve të tij.

Kurse, bashkëshortja e tij, ka deklaruar 30 euro kursime.

Të hyra vjetore si kryetar i Istogut, ai merr mbi 15 mijë euro.

Deklarimin e pasurisë së kryetarit Ilir Ferati mund ta gjeni duke klikuar këtu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy