“Lamtumirë ikonë e pranverës ’81”, Halil Matoshi shkruan për vdekjen e Ali Lajçit

by Nexhat

Ka vdekur ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi.

Për vdekjen e tij ka shkruar në Facebook, gazetari e analisti Halil Matoshi.

Më poshtë postimi i Matoshit:

Lamtumirë ikonë e pranverës ‘81

(Ali Lajçi 1955 – 2024)

1. PRELUD: “Jini realistë – kërkoni t’pamundshmen…”

Në maj të 1968 kur u ngritën studentët europeanë kundër baballarëve akterë të tregimeve të mdhaja, të nji bote byrokratësh qe po zine myk, nji ndër parullat ishte: “Jini realistë – kërkoni t’pamundshmen”.

Andrrohej ‘nji socializëm me ftyrë njeriu’ dhe sapo njerëzit u ngritën me e kërku, ai u varros!

2.  EPILOG: “Jini idealistë – kërkoni t’pamundshmen!?”

Më 1981 studentat kosovarë ende ishin në atë “korridorin e ngushtë” të komunizmit që kontrollon çdo gjâ (me sytë e milicive sekrete);

Ne ende nuk kemi nji histori të mbështetun në fakte për revolucionin studentor në pranveren ‘81 – porse ai ndodhi dhe afektoi jetët tona – plot dy dekada!

U kryengritën studentat.

Ali Lajçi ishte ndër ta!

Ata kërkuen t’pamundshmen, por nuk ishin realista, ishin idealista!

Ali Lajçi, nëse jo figura qendrore, ishte ndër monumentalet!

Njihet për fjalinë nxitëse e shumë popullore: “Jepi vurmak”!

Ai sot e mbylli ciklin e tij jetësor për me e çelë debatin e madh: Çfarë ndodhi në Kosovën autonome më 1981.?

Lamtumirë Ali Lajçi!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy