Lekaj, ministres Hajdari: Institucioni që udhëhiqni quhet “Ministria e Paaftësisë”

by informim

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar institucionin që udhëheq ministrja Rozeta Hajdari, duke thënë se emrin e vërtetë e ka “Ministria e Paaftësisë”.

“Një ministri e dështuar në palcë e cila nuk qenë në gjendje një punë të hajrit me ia sjellë Kosovës që tre vjet”, deklaroi Lekaj në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

banner

“Ne si AAK vlerësojmë që është mëkat politik e shoqëror që një ministri bazë e shtetit me të gjithë ato potenciale që i ka, duke e ditur gjendjen e dobët sociale të qytetarëve, duke e ditur krizën ekonomike që e ka përcjellë secilën familje, biznes e ndërmarrje, nuk keni qenë në gjendje të merrni vendime e të zbutni sadopak krizën që e ka kapluar Kosovën këto dy-tre vjet”

“Do të mbaheni në mend që ishit kampion të dështimit pa asnjë investitor strategjik nga brenda dhe nga jashtë vendit”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy