Konjufca në takimin e Kartës SHBA-Adriatik: Ka ardhur koha që A5 të bëhet A6

by Nexhat

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në takimin e Kartës SHBA-Adriatik (A5), të zhvilluar nën kryesimin e Kroacisë, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Në fjalën e tij, Konjufca falënderoi ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, për udhëheqjen e këtij formati dhe bëri thirrje për një A5 më të fuqishme, të mbështetur në qëndrueshmëri, solidaritet dhe llogaridhënie, me Kosovën si anëtare të plotë.

banner

Duke iu referuar sulmit terrorist në Banjskë, Konjufca rikujtoi se nesër shënohen tri vjet nga ky sulm, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai tha se personat që kryen sulmin vazhdojnë të jenë të lirë në Serbi, duke theksuar se Banjska dëshmon pse llogaridhënia është e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Konjufca iu referua edhe sulmit të vitit 2024 ndaj kanalit Ibër-Lepenc, duke vlerësuar se ky rast tregon rëndësinë e mbrojtjes së sistemeve thelbësore të vendit nga sabotimi, sulmet kibernetike dhe kërcënimet hibride.

Ai theksoi se Kosova është përballur me të dyja këto sulme dhe se është e gatshme të japë kontribut konkret në përgjigjen e përbashkët rajonale ndaj sulmeve të tilla.

Në përmbyllje, Konjufca tha se anëtarësimi i plotë i Kosovës në A5 do t’i mundësonte vendit të marrë përgjegjësi më të madhe dhe të kontribuojë më fuqishëm në sigurinë rajonale, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe përballimin e kërcënimeve hibride.

“Ka ardhur koha që A5 të bëhet A6”, tha Konjufca

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy