Në gati çdo profesion në Kosovë burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

by Merita

Shumica e sektorëve në tregun e punës në Kosovë janë të dominuar nga burrat. Por, edhe në sektorët që punësojnë më shumë gra – si arsimi apo shëndetësia – burrat gëzojnë pagë mesatare më të lartë.

I vetmi sektor ku gratë paguhen më shumë, është ai i transportit dhe magazinimit.

banner

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë që tregon se sa paguhen mesatarosht gratë e burrat në secilin sektor.

Bazuar në këtë infografikë, në ndërtimtari burrat paguhen 565 euro e gratë 486 euro, në tregtinë me shumicë e pakicë burrat paguhen 590 euro e gratë 447, në arsim burrat paguhen 698 euro e gratë 485.

Pagesa dallon edhe në sektorin e shëndetësisë dhe punës sociale, ku burrat paguhen 1 mijë e 48 euro, derisa gratë 457 euro.

Tek artet, argëtimi dhe rekreacioni burrat paguhen 569 euro, e gratë 444 euro, tek shërbimi burrat 752 euro e gratë 607 euro. Njëjtë është edhe në bujqësi, pylltari dhe peshkim, ku burrat paguhen 437 euro, e gratë 334 euro.

Dallim bën sektori i transportit dhe magazinimin, ku gratë paguhen më shumë. Në këtë sektor gratë paguhen 499 euro, e burrat 483 euro.

Burrat paguhen më shumë se gratë edhe në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, atë të informimit dhe komunikimit, aktivitetet financiare dhe të sigurimit, aktivitetet e patundshmërisë, aktivitetet profesionale dhe shkencore, shërbimet administrative dhe mbështetëse, administrim publik dhe mbrojtje, industry nxjerrëse, industry përpunuese, furnizim me rrymë e gaz, furnizim me ujë e kanalizim si dhe në organizatat ndërkombëtare.

Këto të dhëna janë të muajit mars 2024 dhe janë marrë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy