Akuzohen për spiunazh, Gjykata e Elbasanit liron nga burgu 3 “spiunët” që u kapën në Gramsh

by informim

Gjykata e Elbasanit ka liruar dy rusët Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin si dhe ukrainasin Fedir Alpatov, për shkak te afateve hetimore.

Tre të arrestuarit, të cilët sulmuan me spraj kimik 2 ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe fotografuan objektin ushtarak, janë lënë të lirë nga gjykata 9 muaj pas arrestimit.

banner

Bëhet me dije se togat e zeza vendosën që Zorin të lihet në arrest shtëpie, ndërsda të pandehurit Svetlana Timofevaa dhe Fedir Alpatov, do të jenë të lirë, por prokuroria ka urdhëruar bllokimin e pasaportave të tyre.

Shkak për lirimin me kërkesë të akuzës, është bërë mbarimi i afateve të paraburgimit, ndërkohë që prokurorisë nuk i ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit me të cilat u ndaluan pranë uzinës së gramshit në gusht 2022.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy