Mustafa e njofton senatorin amerikan me shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

by informim

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka deklaruar se sot është takuar me senatorin amerikan, Gary Peters, të cilin e ka njoftuar me shqetësimet e shqiptarëve të kësaj zone.

Mustafi ka njoftuar se me Peters kanë diskutuar për disa nga çështjet e rëndësishme për shqiptarët e kësaj pjese si diskriminimi, siguria, të drejtat e pakicave, nënpërfaqësimi e reciprociteti në Luginën e Preshevës.

“Adresimi i nevojës urgjente për të luftuar të gjitha format e diskriminimit dhe për të promovuar barazinë për të gjithë. Shënjestrimi i shqiptarëve në pasivizimin e adresave është ‘spastrim i heshtur etnik’ sipas HCfHRS. Lugina është mes 48 minibazave ushtarake e të njësisë speciale Xhandarmëria në vijën kufitare me Kosovën dhe Qendrës Humanitare Ruse në Nish. Që cenon sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë banorëve posaçërisht në rrethanat e krijuara gjeopolitike. Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtat kolektive. Është thelbësore që të luftojmë për të drejtat e garantuara nga konventat ndërkombëtare për të siguruar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Nënpërfaqësimi në sektorë të ndryshëm si komunitet i margjinalizuara, para së gjithash në institucionet ligjzbatuese, shëndetësore, shërbimeve sociale, shërbimeve administrative e ndërmarrjet publike etj. Plani 7 pikësh si mundësi adresimit urgjent. Rëndësinë e trajtimit aktiv të shqetësimeve dhe nevojave të komunitetit shqiptar, simbolet kombëtare e aspiratat politike”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai më tej ka bërë të ditur se Lugina e Preshevës e ka mbështetjen dhe angazhimin e tij për këto kauza./Informim.net

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10228858667387264&set=a.3761299186817

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy