64
Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit.
Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka fituar ndeshjen e dytë në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Ankara të Turqisë
Djemtë tanë fituan me rezultat të thellë 24-16 ndaj atyre të Irakut, duke treguar dominim të plotë gjatë tërë ndeshjes
‘Dardanët’ e rinj nga tri periudha fituan dy prej tyre me rezultat 9-5 ndërsa ai i fundit përfundoi me rezultat të barabartë 6-6.
Paraprakisht Kosova U18 kishte marrë fitore edhe ndaj Malit të Zi, ndërsa ndeshjen e radhës do ta luajnë të martën ndaj Turqisë