Tirana po përgatit rokadë ambasadorësh, Denion Meidani vjen në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup?

by Nexhat

Siç raporton Top Channel, Ferit Hoxha, ministër i Punëve të Jashtme, do ta çojë përpara idenë e disa muajve më parë për ndryshime në pozitat e dy ambasadorëve.

Denion Meidani, aktualisht ambasador në Shkup, do të dëgjohet në këtë komision si i propozuar për të drejtuar diplomacinë shqiptare në Prishtinë.

banner

Ndërsa kolegu i tij, Petrit Malaj, i cili prej tre vitesh mban postin e ambasadorit në Kosovë, do të paraqesë në këtë komision platformën se si do të çojë përpara drejtimin e ambasadës së Shqipërisë në Shkup.

Për momentin, sipas TCH mbetet i paqartë relacioni shoqërues i ministrit Ferit Hoxha për këto dy propozime, se përse ai e ka parë të nevojshme këtë rokadë ambasadorësh në Shkup dhe në Prishtinë.

Zanafilla e këtyre dy ndryshimeve për herë të parë u mësua gjatë muajit maj, kur ambasadori Denion Meidani u vu në krah të protestave të studentëve në Shkup.

Atë kohë pati disa raportime, të cilat sugjeronin se ministri Ferit Hoxha kishte marrë disa ankesa nga partia qeverisëse VMRO dhe aleati i saj shqiptar VLEN për qëndrimet dhe rolin e ambasadorit Meidani në ato protesta.

Por Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur tërësisht të pabazuara.

Theksonte në një reagim për mediat se “çdo vendimmarrje për emërimet apo lëvizjet diplomatike bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se këto procese bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me synim përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore dhe në funksion të prioriteteve të politikës së jashtme të Shqipërisë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy