Dezinformatat për Gabriel Escobar, Qeveria mohon se lajmi për largimin e tij ka rrjedhur prej tyre

by Nexhat

Tifozët zyrtar të Kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar edhe zyrtarisht pas lajmit që Shqipëria së bashku me Serbinë janë kandidat për të organizuar Kampionatin Evropian për U-21 në vitin 2027.

Gjatë ditës së sotme, gazetari Blendi Fevziu publikoi një video së bashku me kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka

banner

Në atë video, Duka konfirmoi se Shqipëria së bashku me Serinë kanë kandiduar për të organizuar Euro 2027 për U-21.

Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët në përgjithësi, e në veçanti nga tifozët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina.

Pas lajmit kanë reaguar zyrtarisht edhe “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët i kanë kërkuar FSHF-së të mos shesin fytyrën dhe interesat etnike.

Reagimi pa ndërhyrje

Lajmet për organizimin e Kampionatit Evropian të Shpresave (U21) 2027 nga Serbia kanë qarkulluar që në fillim të marsit 2024. Në këto lajme, njoftohet se Serbia aplikon e vetme për të organizuar këtë Evropian. Në të njejtat raportime te lajmit shkruhet se Serbisë “mund t’i kërkohet nga UEFA që ta organizojë kampionatin së bashku me Shqipërinë”.

Serbia, përveç krimeve dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve është dënuar në disa raste nga UEFA për tifozët e saj racistë e të dhunshëm deri në vrasje. Sa për marrëdhëniet e drejtpërdrejta sportive të Shqipërisë me Serbinë pamjet, thirrjet, kriminale për therjen dhe vrasjen e shqiptarëve, goditjet ndaj lojtarëve tanë në 14 tetor 2014, dhe terrori ndaj delegacionit nuk besojmë se janë harruar. Njëlloj vazhdon përhapja e parullave të ngjashme nga tifozët serbë në ndeshje ku nuk janë aspak të perfshirë skuadrat shqiptare. Për asnjë nga këto nuk është kërkuar falje, përkundrazi kane luftuar edhe “sportivisht” kundër nesh deri në shkallët më të larta gjyqesore sportive

Duke qenë se shpesh dhe me të drejtë sporti përdoret për të promovuar paqe, bashkëpunimin, mirëkuptim dhe shpresë do të duhej fallciteti, fasada, propaganda dhe në rastin më të mirë PR-i të organizohej dhe t’i “shiteshin” publikut pak më profesionalisht. Kështu që mirë do të ishte FSHF të tregojë nëse paraprakisht ka kërkuar të organizojë U21 Euro 2027 së bashku me Maqedoninë e Veriut, apo me Malin e Zi? Për sa kohë nuk përmbushim kërkesat teknike të mos shesim fytyrën dhe interesat etnike. Fqinjë kemi boll, skemi pse kapërcejmë Kosovën për ti dhënë ndihmë Serbisë.

Tifozat Kuq e Zi

1 Komb 1 Kombëtare 1 Kampionat Shqiptar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy