Ish-trajneri i Romës, Jose Mourinho, raportohet se ka një ofertë të re mbi tavolinë dhe klubi që mendohet se dëshiron ta punësojë atë për sezonin e ardhshëm është Fenerbahce.
‘The Special One’ ka pushuar për pak kohë që prej shkarkimit nga Roma në mes të janarit, klub i cili e solli Daniele De Rossin për të zëvendësuar teknikun portugez
Mourinho raportohet se është i etur që të rikthehet përsëri të drejtojë një klub, dhe dëshiron që të sigurohet se do të përzgjedhë opsionin e duhur për hapin e tij të ardhshëm në karrierë.
Sipas gazetarit turk Yagiz Sabuncuoglu, ish-presidenti i Fenerbahces, Aziz Yildirim, e ka vendosur Mourinhon në krye të listës së dëshirave dhe ka filluar kontaktet me të
Yildirim është në mesin e kandidatëve potencial për t’u bërë presidenti i ri i Fenerbahces, teksa paraprakisht e kishte udhëhequr klubin nga 1998 deri në 2018
Mbetet të shihet nëse Yildirim do ta marrë këtë post, por nëse Mourinho pajtohet që të nis një aventurë të re ne Turqi do të rriten edhe mundësitë e tij që të bëhet president i klubit.
Përveç Fenerbahces si opsione të tjera për Mourinhon më herët ishin përmendur Chelsea dhe Manchester United